Tortë me qokollatë

Tortë me qokollatë

Përbërsit:
- 8 vezë,
- 250 gr sheqer,
- 1 lugë kafe të bluar,
- 200 gr.qokollatë,
- 250 gr. arra të bluara,
- 1 lugë rumë.

Përgatitja:

Tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të fryhen. Shtohet kafja, arrat e bluara dhe 100 gr qokollatë e shkrirë eftohtë. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë tv qëndrueshme  dhe gradualisht hidhen në masën e tundur duke e përzier  me lugë gjersa të bëhet masa e njëllojtë. Derdhet në kallëp për tortê të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë me temp 170 -180 grad C per afro 50 min. Furra nuk qiket gjersa të ftohet torta. 100 gr. qokollatë me 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj shkruhet mbi avull duke e përzier vazhdimishy. Lyhet me brushë torta mbi dhe anash me glazurë. Mbi hidhet qokollatë në rende.

Ju bëftë mirë!

Comments