Pogaqe me sodë buke

Pogaqe me sodë buke

Përbërsit:
- 1kg miell,
- 1 gotë kos,
- 1 lugë reqeti sodë bukës,
- kripë
- 1 lugë vaj.

Përgatitja:

Në enë për përgatitjen e brumit, hidhet mielli. Shtohen kripë, sodë e bukës dhe aq ujë të nxhetë të përzier me kos, sa të zihet një brumë i fortë. Brumi ngjeshet mirë afro 15 minuta dhe rrafshohet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Pogaqja lyhet në sipërfaqe me vaj dhe përmillet. Futet në furrë të nxehur mirë dhe, posa të futet në furrë, zvogëlohet temperatura në 200 gradë Celcius. Pasi të piqet, gërryhet mirë nga të dyja anët. Me të njejtin brum përgatiten pogaqëz të cilat në sipërfaqe priten në formë të kryqëzuar.


Ju bëftë mirë!

Comments