Tortë me Mjaltë


Tortë me Mjaltë
Përbërsit: - 12 vezë, - 3 lugë mjaltë, - 10 lugë sheqer, - 250 gr arra të bluara, - 3 lugë miell, - Lëvore limoni. Kremi: - 4 vezë, - 200 gr sheqer pluhur, - 100 gr qokollatë, - 250 gr margarinë të zbutur. Përgatitja: Tunden të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohen të bardhat e vezëve të tundura në shkumë tê dendur. Duke e përzier masën me lugë, shtohen arrat(ndahen 3 lugë),mielli dhe lëvorja e limonit. Nga masa e përgaditur, piqen tri kore në tepsi të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër. Ndërkohë përgaditur kremi. Tunden mbi avull vezët me sheqer. Shtohet qokollata e shkrirë. Margarina e zbutur tundet në shkumë dhe përzihet me kremin e përgaditur. Koret e ftohura lyhen me kremin e përgaditur duke i radhitur njërën mbi tjetrën. Mbi lyhet me krem dhe hidhen arra të bluara. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë.


Ju bëftë mirë!

Comments