Sallatë me kërpudha dhe domate
Përbërësit:
- 125 gr kërpudha,
- 4 domate,
- 1 tubë majdanoz,
- 1 kokë qepë ose 1 tubë qepë të reja,
- 1 thelb hudhër,
- 3 lugë vaj,
- 3 lugë lëng limoni ose uthull,
- 1 lugë e vogël mustardë, pak sheqer, piper i zi,
Përgatitja:
Majdonezi dhe qepa priten imët, kurse hudhra shtypet dhe të gjitha hidhen në pjatë për sallatë. Shtohen vaj, uthull, mustardë, sheqer, kripë. Shampinjonet e kulluara priten hollë pa ia humbur formën. Këtyre u shtohen domatet qëruara dhe të prera në copëza. Të gjitha këto përzihen me kujdes dhe lihen të qëndrojn 20 minuta. Mund të shërbehen edhe si paragjellë.
Ju bëftë mirë!

Comments
Post a Comment