Roladë Bajader


Roladë Bajader


Përbërsit: - 300 gr biskota të bluara, - 200 gr lajthi të bluara, - 300 gr sheqer, - 250 gr margarinë, - 200 gr çokollatë, - 2 dcl ujë.
Përgatitja: Në ujë tè valë hidhet sheqeri dhe vlohey 5minuta. Hidhen biskotat,lajthitë, çokollata e ndarë në copa të vogla dhe margarina e prerë nê katrorë të vegjël. Ena largohet nga zjarri dhe masa përzihey mirë gjersa të bëhet e njéllojtë. Në kallëp-tepsi katrore të ngushtë, e të shtruar me folje, derdhet masa e përgatitur. Pasi të rrafshohet mirë, futet në frigore për t'u forcuar. Pritet në trashësi afro 1 centimeter dhe shërbehet me pije të ndryshme.


Ju bëftë mirë!

Comments