Qofte me salcë domatesh

Qofte me salcë domatesh
Përbërësit:
  • 1/2 kg.mish të bluar, 
  •  1 qepë në rende, 
  • 1 vezë, 
  • majdanoz të grirë hollë,
  • 1 lugë mustardë, 
  • kripë,
  • piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:
  • 4 domate, 
  •  3 lugë vaj, 
  •  1 qepë e kaluar në rende, 
  •  3 thelpinj hudhre, 
  •  erëza sipas dëshirës,nenexhik, feslixhen ose rigon.

Përgatitja:
Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.Në fultere ose tenxhere me yndyrë të nxehtë,fërgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubik të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi.Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë dhe shërbehet.

                            Ju bëftë mirë!

Comments