Qofte me mish pule
Përbërësit:
- 2 copa mish të bardhê pule,
- 1 qepë,
- 2 vezë,
- 1 lugë gjalpë,
- Kripë, piper dhe vaj për skuqje.Përgatitja: Mishi bluhet në makinë mishi së bashku me qepët. Vezët tunden me gjalpë dhe u shtohen mishit të bluar. Shtohen mëlmesat dhe nga masa e përzier mirë, bëhen qoftet e madhësisë së dëshiruar. Qoftet skuqen në van të nxehtë dhe shërbehen të nxehta me pure patatesh ose pilaf dhe sallatë stine.
Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment