Peshk i pjekur në furrë


Peshk i pjekur në furrë
Përbërsit: - 2 trofta nga 500 gr, - 1/2 gotë verë të bardhë, - Disa thelpinj hudhre, - Majdanoz, - 4 lugë vaj, - Kripë,piper, - 1 fletë dafine.
Përgatitja: Peshqit pastrohen,lahen fshihen dhe vendosen në tepsi ku do të piqen. Në një enë të vogël përzihen përbërsit e lartëpërmendur dhe hidhen mbi peshqi, kështu që kjo masë duhet të depërtojë edhe në brendi të peshkut. Peshqit piqen në furrë me temperaturë 200 gradë Celcius afro 20 minuta. Që peshku mos të mbeyet i thatë, kohë pas kohe i hidhet lëngu të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Servohen me patate të ziera të spërkatura me gjalpë të nxehtë dhe majdanoz. Zbukurohen me feta limoni.

Ju bëftë mirë!

Comments