Paragjellë me djath të njomë
Përbërsit:
- 1 bukë e vrukët e rrumbullakët
- 500 gr djathë të njomë të yndyrshëm
-150 gr djath lope
-125 gr gjalpë
-1 qepë
-1 qepë e kuqe
-1 tubë qepë të njoma
-1 lugëz mustard
-1 thelp hudhure,piper
-1 lugë viski ose vijak
-300 gr salmon i tymosur ose përshutë viqi
-12 tranguj te vegjël turshi
-12 rrepka të kuqe
-12 rriska të holla buke të prera në formë gjysëm hëne
- majdanoz ose lulelakër e gjelbërt
Përgaditja
- Troshiten ose bluhen me mikser djathërat,pastaj shtohen qepa e bardhë e prerë imët,hudhra e shtypur,piperi.Gjalpi i zbutur tundet ose shtypet me pirun.Shtohen mustardë,konjak,kripë sipas shijes ose pak piper.Pritet kapaku i bukës.Pjesa e poshtme e bukës lyhet me gjalpë të zbutur të përzier.Mbi vendoset një pjesë e përshutës së hollë. Mbulohet me pjesën e sipërme të bukës. Buka lyhet mbi dhe anash me djathin e përzier. Zbukurohet me përshutë në role,tranguj turshi, qepë të kuqe të prerë në rrathë, bukë të prerë,rrepka të kuqe,dhe lulelakër të gjelbër ose majdonez.
Comments
Post a Comment