Mish qengji i zier
Përbërsit:
- 1/2 kg kofshë qengji
- 20 gr miell
- 3 lugë vaj
- Mëlmesa të ndryshem, sikurse nenexhlik, majdanoz
- Lëngu dhe lëvorja e gjysmë limonit
- Një thelb hudhre
- 1/2 gotë verë të bardhë
- Kripë, piper.Përgatitja: Mishi pritet në copa të vogla. Qdo copë mishi përmiellet dhe fërgohet në vaj të nxehtë. Misji kriposet, hidhen mëlmesat dhe pas 10 minutasj shtohen vera, lëngu i limonit dhe aq ujë sa të mbulohet mishi. Zihet gjersa të zbutet në zkarr të ngadaltë. Sipas nevojës, i shtohet supë e nxehtë. Misji i zier me lëng të trashë, shërbehet me pure patatesh.
Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment