Fileto pule me salcë mustarde
Përbërësit për 4 persona:
Rrahim filetat e mishit per t’i bere sa me te holla duke i mbuluar me parë me letër plastike për kuzhinë. Te çdo filetoë mishi vendosim afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grira ose majdanoz nese nuk e preferoni sherbelen. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kruajtëse dhëmbësh. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim rolete e mishit. Pastaj i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni. Shtojmë në tigan salcë sosi të bardhë, panën dhe i lemë në flakë të ulët për 10 minuta, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nese salca trashet shumë, e hollojme me pak pana ose qumësht tjetër. I shërbejë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.
- 8 fileta gjoks pule të holla,
- 1-2 lugë salce sosi të bardhë,
- 100g djathë grire,
- 150-200ml pana ose qumësht,
- Vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë,
- 2 thelpinj hudhër,
- 1/2 lëng limoni,
- Kripë, piper sipas nevojës.
Rrahim filetat e mishit per t’i bere sa me te holla duke i mbuluar me parë me letër plastike për kuzhinë. Te çdo filetoë mishi vendosim afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grira ose majdanoz nese nuk e preferoni sherbelen. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kruajtëse dhëmbësh. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim rolete e mishit. Pastaj i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni. Shtojmë në tigan salcë sosi të bardhë, panën dhe i lemë në flakë të ulët për 10 minuta, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nese salca trashet shumë, e hollojme me pak pana ose qumësht tjetër. I shërbejë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.
Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment