Torte me keksa dhe çokollatë
- 1kg keksa katrore,
- 500 gr gjalpë (ose margarinë pë ëmbëlsira),
- 500 gr çokollatë kuzhine,
- 100 ml qumësht i vokët,
- 100 gr arra të bluara (sipas dëshirës).
Në një tigan në temperaturë mesatare e shkrijmë gjalpin. Kur gjalpi të jetë shkrirë e ulim temperaturën minimalisht dhe e shtojmë çokollatën e kuzhinës derisa të shkrihet edhe ajo.Kur çokollata të jetë gati fillojmë me procedurën.Në një enë plastike të rrafshët (katrore) fillojmë dhe i shtijmë keksat një nga një.Keksat para se t’i vendosim në enë i ngjyejmë në qumësht. Për çdo rend marrim brushën me çokollatë dhe e lyejmë.Kështu veprojmë derisa të shpenzohen të gjithë përbërësit.Kur arrijmë në rendin e fundit e spërkasim me arra të bluara sipas dëshirës.E lëmë të ftohet në një vend të ftohtë për rreth 4 orë, derisa çokollata të ngrihet dhe keksat ta thithin atë.
Ju bëftë mirë
Comments
Post a Comment