Ëmbëlsirë - Tortë me arra dhe buding
Përbërësit për brumin:
- 8 vezë,
- 8 lugë sheqer,
- 300 gr arra të bluara,
- 2 lugë miell.
Përbërësit për Fillin:
- 4 vezë,
- 8 lugë sheqer,
- 1 sheqer vanillje,
- lëvore limoni në rende,
- 1 puding vanileje të papërgatitur,
- 100 gr qokollatë,
- 7 dcl qumshtë
Tunde të verdhat e vezëve me sheqer.Veqan tunden të bardhat e vezëve si borë.Bashkohen këto me të verdhat e tundura, duke i përzier me lugë druri.Shtohen arrat e bluara dhe mielli.Të gjita përzihen me kujdes dhe derdhen në kallëp për tortë të shtruar me letër pergamenti ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Piqet në furrë me temperaturë 170 gradë Celcius për 40 minuta. Pasi të piqet, qëndron në furrë gjersa të ftohet, pastaj pritet në mes horzintalisht.Ndërkohë përgatitet filli. 4 vezë tunden me 8 lugë sheqer. Shtohen pudingu i papërgaditur, qokollata e kaluar në rende sheqeri vanilje, lëvorja e limonit dhe pasi të përzihen të gjitha mirë, shtohet qumështi i vokët. Ena vihet në zjarr jo të fuqishëm dhe tundet ose përzihet vazhdimisht me lugë, gjersa të vlojë dhe të trashet. Largohet nga zjarri mbulohet ena me pecetë dhe sa të ftohet kremi, me gjysmën e kremit lyhet torta mbrenda, kurse gjysmën tjeter mbi dhe anash. Mbi i hidhet arra të bluara.
Ju bëftë mirë
Comments
Post a Comment