Biftek viçi me kërpudha
Përbërësit:
- 800 gr biftek vici,
- 600 gr kërpudha,
- 1 thelbi hurdhe,
- 3 tufëza trumze,
- 30 gr gjalpë,
- 1/2 gotë vere,
- 150 ml salce kosi,
- 2 luge vaj ulliri,
- kripe piper,
Përgatitja:
Nxirrni biftekët nga frigoriferi te paktën një ore me pare se ti gatuani. Pastroni me kujdes kërpudhat. Pritni ne copa te trasha kërpudhat dhe lëreni ne zjarre për 5-6 minuta me gjysmën e gjalpit dhe thelbin e hurdhës te shtypur. Ngrohni ne një tigan vajin e mbetur dhe gjalpin, bashkoni mishin dhe skuqeni ne zjarre te larte për 2 minuta, me pas kthejeni dhe vazhdoni skuqjen edhe për 2 minuta te tjera. Shtoni ne tigan edhe kërpudhat, lagini me vere, kriposini dhe aromatizojeni me piper dhe vazhdoni skuqjen edhe për 5 minuta. Hiqni mishin nga tigani dhe mbajeni te ngrohte, bashkoni salcën e kosit dhe trumzën ne ene ku janë kërpudhat dhe lërini ne zjarre edhe për një minute. Prisni biftekët she shërbejini me kërpudhat dhe salcën e përgatitur. Si dekorim mund ta sherbeni me oriz dhe perime në pjatë.
Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment