Bakllavë me petë të gatshme
Përbërësit:
- 750 gr petë bakllave,
- 30 gr gjalpë.

Kremi:
- 1 litër qumësht,
- 10 lugë supe grizë,
- 1/4 kg sheqer,
- 50 gr kakao,
- 300 gr arra të grimcuara,
- 200 gr rrush të terur.
Për shërbet:
- 2 kg sheqer,
- 4 gota ujë,
- lëngu i 1/2 limonit,
- 1 sheqr vanile.
Përgatitja:
Vlohet qumështi me sheqer. Duke e përxier shtohen grizi i ulur në pak qumësht të ftohtë, kakaoja, rrushi terur dhe arrat.Masa ftohet. Në tepsi të lyer, palosen nga 4 petë duke i spërkatur me gjalpë. Peta e katërt lyhet me fill të ftohur dhe kështu veprohet gjersa të hargjohen petët dhe filli. Mbi palosen 4 petët të lyera me yndyrë. Bakllava pritet në formë delimash dhe lyhet me yndyrën e mbetur. Futet në furrë të nxehtë e temperaturë 170 gradë Celcius për t'u pjekur për afro 1 orë. Pasi të ftohet, bakllava përvlohet me sherbet të nxehtë.
Pasi të marrë valën sherbeti vlon edhe 7 minuta. Largohet nga zjarri. Shtohet 1 filxhan i v. kafeje ujë i ftohtë dhe lëngu i gjysëm limonit. Përvëlohet duke e lagur mirë nga të gjitha anët. Mbulohet me tepsi ose folje gjersa të ftohet.
Ju bëftë mirë!
Comments
Post a Comment