Shpageta me salcë boloneze

Shpageta me salcë boloneze

Përbërësit:
   • 250 gr mish i grirë,
   • 1 lugë erëza të përziera,
   • 1/2 kg shpageta,
   • majdanoz,
   • 100 ml salcë domatesh,
   • 200 ml ujë,
   • vaj,
   • kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Në tenxhere me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë shpagetat. Shpagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.
Në tiganin me vajë e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë.
Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin.
Shpagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë. Sipër hedhim salcë bolonjeze. Sipër hedhim parmezan.
E zbukurojmë me një degë majdanozi.
Ju bëftë mirë

Comments