Petulla tradicionale - Paragjellë

Petulla tradicionale

 Përbërësit:

  • 400gr miell
  • 300 ml ujë të vakët
  • 2 vezë
  • 20 gr tharmë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1\2 lugë çaji sheqer
  • 2 lugë gjelle kokos

 Hapat

1. Marim një enë të thellë, vendosim ujin e vakët në të, pastaj hudhim kripen dhe tharmin dhe i perziejm mire.
2. Pastaj marim miellin dhe e shtojmë ngadalë në enën me ujë, dhe me ndihmën e lugës e bëjmë përzierjen.
3. Rrahim vezët dhe i vendosim në brum, dhe prapë vazhdojmë me përzierjen për 5minuta të tjerë.
4. Brumi duhet të jetë i përderdhur, gjatë tërë kohës e rrahim me lugë druri.
5. Brumin e mbulojmë dhe e lëmë që të viej për 20 minuta.
6. Pasiqë të ketë ardhur brumi marim një tigan dhe e vendosim mbi zjarrë në temperaturë të lartë, në tigan vendosim vaj dhe posa të nxehet mirë vaji, marim brumin me anë të lugës dhe ashtu lug-lug e vendosim në tigan, derisa petullat të skuqen në të dy anët.
7. Mbas pjekjes mbi i hudhim kokos për dekor.
8. Vazhdojmë kështu derisa brumi të përfundojë.
9. Varësishtë nga dëshira juaj mundë t’i shërbeni me reqel, djathë,turshi.

Comments