Omëletë me spinaq
Përbërësit:
- 5 vezë,
- 100 gram djathë të fortë,
- 50 gr proshutë,
- një filxhan kafeje qumësht,
- 400 gr spinaq, kripë, piper.
Spinaqi pastrohet, lahet, pritet imët dhe vlohet pak, sa të avullojë lëngu. Vezët tunden, shtohen djathi i troshuar, proshuta e prerë imët, qumështi, kriposet sipas shijes dhe përzihet me spinaq të ftohur. Në yndyrë të nxehtë, fërgohen omëletët e madhësisë së dëshiruar, një nga një, duke pasur kujdes që ato të mbesin të buta. Mund të servohet me produkte të tjera për zbukurim si perimet.

Comments
Post a Comment