Gjellë - Musaka me pulë

Musaka me pulë

Përbërsit :
  • 2 fileto pule
  • 6-7 kokrra domate
  • 4-5 patëllxhan të mëdhenj
  • Djathë mocarela
  • Majdanoz
  • Kripë, piper
  • Hudhër
  • Vaj ulliri

Përgatitja:
Pastroni domatet nga lëkura dhe prejini në kubikë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër, vendosni domatet të skuqen dhe rregulloni shijen me kripë, piper dhe pak spec djegës. Hiqni nga zjarri kur të jenë bërë gati. Prisni patëllxhanët në feta dhe piqini pak nga të dyja anët.
Fileton e pulës pritini në feta më të holla dhe marinojini me kripë e piper. Nisni shtrimin e tavës: shtoni në fund pak salcë dhe më pas një shtresë patëllxhanësh. Vijoni me një shtresë fileto pule dhe sërish me patëllxhanë.
Hidhni përsëri pak salcë dhe vendosni disa feta proshutë. Në fund vendosni djathin mocarela të prerë në feta të holla. Piqeni rreth 40 minuta dhe pasi hidhni sipër majdanoz të grirë.

Servimi :
Një tavë me fileto pule, patëllxhanë dhe proshutë. Mund ta përgatisni për 40 minuta në furrë dhe të ofroni një shije të plotë për gjithë familjen.

Comments