Ëmbëlsirë - Obllanda

Obllanda
Përbërësit:
  • 30 Lugë qumësht
  • 400 gr sheqer
  • 250 gr margarinë
  • 150 gr keksa të bluar
  • 150 gr arra të bluara
  • 50 gr çokollatë të zezë
  • 50 gr çokollatë të bardhë
  • nje komplet obllande prej pese fletave
 
Pergatitja :
Vlohet qumeshti me sheqer dhe margarine . Pastaj shtohen keksat e bluara ,arrat dhe çokollatat dhe lihet te zihet edhe per 2-3 minuta në zjarr të ulet .Largohet masa nga zjarri dhe ashtu e ngrohet i lyen një nga një te tera shtresat e obllandes por duhet te ketë kujdesë që masa të shtrihet mirë dhe rrafsh në gjithë siperfaqen . Në fund i qitet një mase e rrafshet mbi te por jo e rëndë (preferohet tepsi e shporetit te rrymes që është katrore e zbrazet) me qellim që masa të ngjitet dhe e lëjm të ftohet .
Në fund e presim në katrorë sipas dëshires dhe e shërbejmë .

Ju bëftë mirë.

Comments