Ëmbëlsirë - Bombica

Bombica


Për 35-40 bombica nevojiten:

  • 700 gram keksa (biskota) të bluara ë
  • 500ml qumësht
  • 250gram margarinë (gjalpë)
  • 5lug kako (lugë gjelle)
  • 200 gr kokos
  • 5 lugë sheqer (lugë gjelle)

Përgatitja:
Së pari 700 gr keksa i vëmë në një enë të thellë dhe në të vendosim 5 lug kakao dhe 5 lug sheqer dhe i përziejmë. Pastaj margarinën (gjalpin) e shkriejmë së bashku me 500ml qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi keksat e bluara, i përziejmë derisa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të bluara). Pastaj i marrim keksat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejmë me kokos të gjitha me radhë. Vendosen në tepsi dhe lihen të qëndrojnë rreth një ore që të forcohen pak.

Ju bëft mirë

Comments