Ëmbëlsirë - Torte me Punding

Torte me Punding

Përbëitrs:
  • 1 litër qumësht 
  • 6 pudinga nga vanilla 
  • 1 gotë uji sheqer 
  • 200 gr kokos 
  • 300 gr arra të bluara 
  • 200 gr keks të bluar 
  • 200 gr sheqer pluhur 
  • 2 margarina 
  • 3 shllaga vanille 
Pergaditja:

Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet. 

Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser duke e ndar në tri pjesë. 

Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos 
Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra 
Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar 

Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do formë që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë) kurse pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye.

Në fund dekorohet me shllag nga vanileja.

Comments